Për ne

Historia jonë, ekipi ynë dhe pasioni ynë për ushqimin

Historia jone

E gjitha nisi nga një pasion i sinqertë për të krijuar një vend të veçantë në zemër të Prishtinës, një hapësirë ku mikpritja takohet me elegancën, ku atmosfera fton për relaksim, dhe çdo detaj flet për kujdes.
N’pikëM është vendi ku do të ndiheni si në shtëpi, por me një dozë të rafinuar luksi dhe rehatie. Ambient unik, shërbim i dedikuar, muzikë e zgjedhur dhe kuzhinë që flet shqip, por mendon globalisht. Nga mëngjesi i parë me kafe aromatike dhe mëngjes të freskët, te drekat me shije autentike dhe darkat e shoqëruara me kokteje të veçanta çdo moment është i kuruar me përkushtim.
Pas orëve të mbrëmjes, N’pikëM shndërrohet në një klub modern me muzikë live, DJ të ftuar dhe atmosferë energjike që zgjat deri në orët e vona. Është vendi ideal për takime, festa, ngjarje të veçanta apo thjesht për të shijuar jetën.
Me hapësira të bollshme, teknologji të avancuar të ndriçimit dhe zërit, siguri maksimale dhe parking për mbi 400 makina, jemi gati të bëhemi pika më e nxehtë e takimit për adhuruesit e jetës urbane dhe argëtimit cilësor në Kosovë.
Ejani, uluni vallëzoni dhe ndihuni si në shtëpinë tuaj N’pikëM

Restaurant Interior

Takoni Ekipin Tonë

Head Chef John Smith

John Smith

Head Chef

Me mbi 20 vjet përvojë në kuzhinë, Shefi John sjell kreativitet dhe ekspertizë në çdo pjatë.

Restaurant Manager Sarah Johnson

Sarah Johnson

Restaurant Manager

Sara sigurohet që çdo mysafir të marrë shërbim të jashtëzakonshëm dhe të largohet me një buzëqeshje.

Sommelier Michael Brown

Michael Brown

Sommelier

Eksperti ynë i verës, Michael, i ndihmon mysafirët të gjejnë kombinimin perfekt për vaktin e tyre.

Vendndodhja & Kontakti

Adresa

Lidhja e Pejës 283,
(Zona industriale Prishtinë-Fushë Kosovë objekti "Moda Italia")

Si të na kontaktoni?

+383 48 888 460
+383 48 888 461
info@npikem.com

Orari i punës

E hënë - E shtunë: 07:00 - 02:00
E diel: Mbyllur